Flash News

KRYESORE

Shkarkoi Artur Meçollarin, flet ish-kreu i SHIU: Prania e tij në negociata cënon sigurinë kombëtare

Shkarkoi Artur Meçollarin, flet ish-kreu i SHIU: Prania e tij në

Ish-kreu i Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë, Ylli Zyla, i cili është njeriu që largoi nga ushtria oficerin Artur Meçollari për spiunazh ka deklaruar se Meçollari nuk duhet të jetë pjesë e grupit që po negocion me Greqinë, pasi është i papërshtatshëm duke qenë se është shkarkuar për spiunazh.

“Unë e them me bindje se Meçollari nuk është njeri i përshtatshëm për të qenë pjesë e grupit negociator pasi cënohet siguria kombëtare. Duhet të dini së këto negociata vendos për raportet tona me Greqinë për 100 vitet e ardhshme”, deklaroi Zyla në ‘Faxnews’.

Ndërkohë, duke iu referuar deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes, e cila tha së akuza të tilla janë trillime pasi Meçollari ka çertefikatë sigurie, Zyla sqaroi se ky institucion po sillet në mënyrë të papërgjëgjshme dhe duhet të kërkoj ndjesë për mbrojtjen që po i bën.

Të fundit