Flash News

KRYESORE

Shkatërrimi i grupit që dërgonte ilegalisht qytetarë në SHBA, reagon ambasada amerikane: Rekord për Shqipërinë

Shkatërrimi i grupit që dërgonte ilegalisht qytetarë në

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas operacionit “Crystal Eagle” ku u arrestuan 22 persona që merreshin me falsifikim dokumentesh.

Në faqen e Facebook-ut, ambasada shkruan se operacioni një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.

Sipas ambasadës, ky aksion është një rekord për Shqipërinë.

Dje, operacioni “Crystal Eagle” (Shqiponja e Kristaltë) u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave. "Crystal Eagle" ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të "Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. 

Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!”, shkruan ambasada.

https://politiko.al/dergonin-persona-me-vize-false-drejt-shba-se-15-te-arrestuar/

https://politiko.al/trafikonin-klandestine-drejt-shba-dhe-kanadase-policia-jep-detaje-si-vepronte-grupi-i-strukturuar-kriminal/

Të fundit