Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Shkatërrimi i Malit të Zi do të thotë krizë e thellë në Ballkan, Beogradi bën gjithçka për të hequr Gjukanoviçin"
Themeluesja dhe kryesuesja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për Radio Sarajevo, komentoi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi dhe parashikoi disa implikime të mundshme në vend dhe në rajon.
“Duhet patur parasysh se ofensiva që është udhëhequr nga Serbia, natyrisht edhe me mbështetjen e Rusisë, ishte kaq agresive, aq e paparashikueshme saqë në Mal të Zi ka hyrë para e madhe. Rreth 2.000 priftërinj kanë punuar në terren”.
Beogradi ka bërë gjithçka për të hequr Milo Gjukanoviçin. Jo për faktin se ai është prej një kohe kaq të gjatë në pushtet, sepse ata nuk i pengojnë as Millorad Dodiku as Vladimir Putini, natyrisht ata nuk i pengon as Vuçiçi. Ata i pengon orientimi i Malit të Zi. Dhe kjo është pavarësia e tij, antarsimi i tij në NATO dhe përfshirja e tij e shpejtë në Bashkimin Europian”- tha Biserko.
Ajo nënvizoi se ende nuk dihet se cili do të jetë rezultati përfundimtar sepse, sikurse u shpreh, janë duke u zhvilluar shumë bisedime për atë se çfarë qeverie do të jetë.
“Kyçi është se, kushdo që të jetë në pushtet, dhe shpresoj se nuk do të jetë Fronti demokratik, të mos ndalet dhe të mos asgjësojë trashëgiminë që Milo Gjukanoviçi lë pas vetes. Këto janë pavarësia, antarsimi në NATO dhe në BE. Kjo është tani pjesë e maturisë dhe e urtësisë, para të gjithëve, e atyre që kanë votuar kundër Gjukanoviçit, dhe jo kundër Malit të Zi, sepse pjesë e opozitës është edhe ky segment. Ka shumë rëndësi që ata të marrin parasysh edhe rëndësinë e vendimit se në cilën anë do të shkojnë ata në periudhën që është para nesh.
Përveç kësaj, duhet patur parasysh pjekuria dhe aftësitë shtetformuese të Milo Gjukanoviçit. Ai ka qënë përherë nën presione të mëdha, që nga viti 1997 e më tej. Përherë me drama të mëdha, ndërhyrje të mëdha nga jashtë, mbi të gjitha nga Beogradi. Mendoj se ai mund ta ‘menaxhojë’ këtë tranzicion. Qoftë sikur partia e tij të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re, qeveri ekspertësh apo sido që të jetë. Duhen mbajtur parasysh edhe aktorët e huaj”, tha Biserko.
Aktori rus këtë vit nuk ra aq shumë në sy, por gjithsesi ishte i pranishëm. Ndoshta, shton ajo, kanë nxjerrë mësime nga eksperienca e vitit 2016.
“Por duhen mbajtur parasysh edhe antarët e NATO-s dhe të BE-së të cilët me siguri nuk dëshirojnë të shohin në pushtet parti proruse, ose më mirë të themi Frontin demokratik, dhe ka mundësi që me një kombinim të mundshëm, në javët dhe muajt e ardhshëm, të nxirret ndonjë opsion proeuropian.
Gjithsesi, Mali i Zi po hyn në një fazë e cila do të sjellë sfida të ndryshme por ka shumë rëndësi që ai të mbijetojë si shtet.
Shkatërrimi i Malit të Zi do të thotë krizë të re të thellë në tërë Ballkanin, jo vetëm në Mal të Zi. Këto rezultate, rezultate sipas të cilëve linja proruse dhe linja proserbe të formojnë qeverinë, u sjell erën në favor nacionalistëve serbë dhe aspiratave të tyre, jo vetëm në Mal të Zi por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Javën e kaluar në revistën “Peçat” një prej bashkëpuntorëve të saj shkruante se “dalja në det është prioriteti jonë për të ardhmen.
Ata nuk kanë për të hequr dorë nga kjo. Duhet të jemi të përgatitur për këtë. Jo vetëm aktorët në rajon, por edhe aktorët perëndimorë duke patur parasysh se të gjithë qeveritë në rajon janë deklarativisht të orientuara për nga BE dhe NATO”- tha ajo.
Pyetjes nëse festimet në Beograd, Banja Llukë dhe në Sarajevën Lindore janë në njëfarë mënyre afirmim i ri i politikës së viteve nëntëdhjetë Biserko i përgjigjet kështu:
“Keni histori të ndryshme. Nisur nga ajo se Gjukanoviçi dhe Vuçiçi janë në njëfarë marrëveshje mes tyre. Por të gjitha këto tani nuk pinë më ujë, sepse pushteti i tij (i Vuçiçit) ka qënë që ç’ke me të i pranishëm në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Mal të Zi para zgjedhjeve. Individë nga partia e tij, përfshirë edhe djali i tij, ishin në krye të kolonës që shkoi në drejtim të kufirit. Në fund të fundit, nuk është pyetja se çfarë dëshiron ky pushtet, pa marrë parasysh deklaratat e ndryshme që vijnë nga ana e presidentit tonë dhe të të tjerëve. Kjo është përjetuar në mënyrë absolute si fitore e Kishës Ortodokse serbe”, tha ajo.
Kisha në Mal të Zi, nënvizon ajo, ka të ardhura të mëdha nga turizmi dhe aktivitete të tjera të cilat “nuk kalojnë nëpërmjet institucioneve zyrtare financiare në Mal të Zi”.
“Paratë kesh shpërndahen sipas nevojave. Duhet patur parasysh se nuk jemi shoqëri demokratike, dhe nuk kemi qytetarë, se njerëzit u nënshtrohen shumë lehtë ndikimeve nga më të ndryshmet, dhe mbi të gjitha, atyre financiare.
Por ka rëndësi që Mali i Zi të ruhet si aktor stabël në rajon në mënyrë që të ruhet orientimi i tij. Ishte me rëndësi se cili ishte në krye të Malit të zi, sepse askush tjetër nuk mund ta bënte një gjë të tillë përveç Milo Gjukanoviçit. Mendoj se ka shumë rëndësi që në periudhën që kemi përpara të mbahet parasysh rëndësia e tij në Mal të Zi dhe në rajon”- nënvizon Biserko.
Kisha ortodokse serbe, sipas fjalëve të saj, është me rëndësi për projektin serb, sepse është “institucion legjitim matanë kufirit”.
Nuk deshi të bënte marrëveshje me shtetin malazez, që të rregjistrohet zyrtarisht atje, sepse mendon se ai (Mali i Zi) është tokë serbe dhe nuk është nevoja të rregjistrohet. Kjo është përshkallëzuar deri në atë masë saqë mendojnë se ata tashmë kanë fituar, se do të arrijnë që ta kthejnë Malin e Zi një anën tjetër. Unë shpresoj se kësaj nuk kanë për t’ia arritur”- tha ajo.
Në intervistën për Radiosarajevo.ba, Biserko solli në vëmendje se aktivitetet e Serbisë nuk janë çështje e një pushteti, por janë projekt shtetëror.
“Do të dëshiroja të sjell në vëmendje Strategjinë për disporën që është miratuar në kohën e pushtetit të demokratëve në Serbi, ku përshkruhet me detaje roli i Kishës ortodokse serbe në vendet fqinjë, dhe këtu nuk kemi të bëjmë më kurrfarë befasie. Ky nuk është programi i Vuçiçit apo i Boris Tadiçit, ky është projekt shtetëror. Rajoni duhet të sillet ndaj kësaj si ndaj një burimi të vazhdueshëm destabiliteti. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se Beogradi nuk ka hequr dorë, se kjo qeveri është rimishërim i asaj të viteve nëntëdhjetë. Opozita e tanishme dhe gjithçka ishte para ardhjes në pushtet të përparimtarëve (të Vuçiçit), janë pak a shumë në të njëjtën linjë”- thotë Biserko.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38