Flash News

KRYESORE

“Shkatërrimi i Teatrit i njëjtë me shkatërrim të shanseve të Shqipërisë për negociata?”, titullari i grupit të PPE pyet komisionerin për Zgjerim

“Shkatërrimi i Teatrit i njëjtë me shkatërrim të

Titullari i Grupit PPE Michael Gahler i ka drejtuar një pyetje ‘bombë’ komisionerit për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, lidhur me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga kryeministri Rama a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t'ju bashkuar Europës?"

Pyetja u bë sot pasdite në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor.

Michael Gahler është Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çështjet e jashtme e të zgjerimit  i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane dhe koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm.

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet çdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet, por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje.

I thashë Ramës në telefon se duhej t' a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla’, u shpreh Varhelyi.

Të fundit