Flash News

KRYESORE

Shkatërrimi i organizatës kriminale italo-shqiptare, Policia e Shtetit jep detaje

Shkatërrimi i organizatës kriminale italo-shqiptare, Policia e Shtetit

Ditën e djeshme, gjatë operacionit antidrogë "SMOKE SNAKE"  të policisë, në zonën e Napolit dhe të Kazertas u shkatërrua  organizata kriminale Italo-Shqiptare dhe gjatë ditës së sotme janë lëshuar 26 urdhër arreste nga Prokuroria e Napolit.

Operacioni i koduar "SMOKE SNAKE" është kryer nga Guardia di Finanza e Marcianise dhe ka filluar në Qershor të vitit 2016.

Policia bën me dije se që me nisjen e hetimit të këtij grupi deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë.

Nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë.  500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash.

Gjatë orëve të para të mëngjesit janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas;

18 Italianë dhe 3 Shqiptarë.

Shtetasi Shqiptar me iniciale L.C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni.

E.N. vjeç 26 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

E.Sh vjeç 39 ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg.

Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro.

Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas.

 

Të fundit