Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, dy vëllezër shqiptarë në krye

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë trafikantësh droge e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se në kuadër operacionit në Bergamo u sekuestruan 11 kilogramë kokainë dhe 1 kg kanabis, si dhe rreth 50 mijë euro.

Vëllezërit shqiptarë me inicialet G. I., 25-vjeç dhe K. I., 21 vjeç banues në komunën Fiesole, në provincën e Firences ishin koka e bandës.

Ndërsa korrieri i drogës ishte një italian. Ky i fundit u arrestua para një jave me 10 kg kokainë, dhe ju sekuestruan edhe 800 mijë euro në makinë.

Brenda 2 muajsh antidroga italiane zbardhi skemën e grupit kriminal.

Të fundit