Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e narko-trafikantëve me 24 anëtarë në Greqi, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Shkatërrohet banda e narko-trafikantëve me 24 anëtarë

Ditën e sotme policia greke ka finalizuar me sukses operacionin kundër trafikantëve të drogës duke vënë në pranga 24 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Policia sekuestroi rreth 58 kg e 523 gram marijuanë.

Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 77 pako, 50 prej të cilave i gjetën në një automjet dhe 27 në banesa gjatë kontrollit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 pistoletë, 6 fishekë, 3 peshore elektronike, 12.125 euro, 8 makina, 25 celularë etj.

Të fundit