Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e prodhuesve të drogës me tetë shqiptarë në Itali, mes tyre një vajzë

Shkatërrohet banda e prodhuesve të drogës me tetë

Banda e trafikantëve me dhjetë persona është shkatërruar në Itali. Mediat italiane, referuar burimeve nga policia raportojnë se kanë përfunduar në pranga tetë shqiptarë (mes tyre një vajzë), një italian si dhe një shtetas rumun.

Ndalimi dhe më pas arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës. Ndaj grupit tashmë të arrestuar rëndon akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si heroinë, kokainë, por edhe marijuanë.

Pas operacionit të karabinierëve, shqiptarët dhe dy shtetasit e tjerë janë ndaluar në Milano,  Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016, pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve, Alban e Agron Lleshaj në  zonën e Canegrate.

Shqiptarët e arrestuar: Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk është bërë publik. Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet.

Të fundit