Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, cilët janë shqiptarët e përfshirë (Emrat)

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Itali, cilët

Një grup i strukturuar kriminal në fushën e lëndëve narkotike është shkatërruar sot nga policia italiane e Napolit.

Baza e grupit e kishte origjinën nga Amerika e Jugut, ndërsa aktiviteti i saj shtrihej në Shqipëri, Napoli dhe në Romë.

Grupi besohet se ka shtrirje të gjera ndërkombëtare, shtrirë në dy kontinente.

Sipas mediave të vendit fqinj, ndër shqiptarët e arrestuar janë Faslli Qibini, njohur me nofkën “Vasco” që jetonte në Napoli dhe ndihmohej në këtë aktivitet nga djali Jonjad Qibini, i quajtur “i riu”.

Sipas hetimeve Qibini u ndihmua nga ana e bashkëatdhetarit Denis Martaneshi, që jetonte në Romë. Ky i fundit mbante kontakte për trafik droge edhe me Florian Martaneshin, Gerti Bodgon dhe një person të quajtur Halit.

Ndërkohë nga përgjimet është bërë i mundur arrestimi i korrierit Leonard Papa në 25 prill të 2016-ës, të cilit iu sekuestruan 4852 kg heroinë. ndërsa në 30 janar të 2017, policia sekuestroi 65 kuintalë marijuanë dhe arrestoi korrierët e Denis Martaneshit, Denis dhe Bledar Vogli.

Të fundit