Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e kokainës, në pranga 7 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Një organizatë kriminale që transportonte lënëdë narkotike të llojit kokainë është shkatërruar mëngjesin e sotëm nga policia italiane, ku janë arrestuar 7 persona nga të cilët 4 janë shqiptarë.

Rrjeti i tafikimit shqiptaro-italian trafikonte lëndë narkotike mes Shqipërisë-Italisë dhe Belgjikës.

Hetimet e operacionit kanë dokumentuar rreth 160 kg kokainë të trafikuar në 8 rrugë importimi nga Amerika e Jugut dhe vetëm 9 kg prej tyre janë mundur të sekuestrohen.

Gjithashtu është dokumentuar një përfitmi prej 1 milionë e 600 mijë euro të kësaj organizate kriminale, prej të cilave janë vënë nën sekuestrim rreth 430 mijë euro.

Të arrestuarit janë shqiptarët, Aleks Boci 38 vjeç, Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç, dhe tre shtetas italianë.

Drejtuesi kryesor i kësaj organizate trafikantësh ishte shqiptari Aleks Boci, i cili me ndihmën e disa shqiptarëve rezidentë në Belgjikë organizonte trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në veri të Evropës e më pas në Romë, ku lënda narkotike administrohej nga italianët Claudio Cesarini e Daniele Ferri.

Lënda narkotike trafikohej përmes portit të Anversës ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte daljen doganore përmes bashkëpunëtorëve të tyre.

Sipas hetimeve të investigatorëve italianë, një sasi e drogës ishte e destinuar për bosin mafioz të Ndraghetas, Davide Perronace.

Hetimet e operacionit të quajtur "Biznes familjar" kanë nisur pas operacionit "Romana" ekzekutuar nga policia italiane në 10 tetor të vitit 2017, që çoi në arrestimin e 18 personave në rajonet e Calabria, Lazio, Piemonte, Lombardia, Veneto e Sardegna, të cilët bashkëpunonin me organizatën Alvaro të mafias kalabreze Ndrangheta.

Bëhet me dije se ky operacion është kryer në bashkëpunim me policinë shqiptare.

Të fundit