Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet grupi i kokainës që drejtohej nga një shqiptar, arrestohet edhe një ish-futbollist

Shkatërrohet grupi i kokainës që drejtohej nga një shqiptar,

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës. Sipas mediave italiane në krye të këtij grupi ishte një shtetas shqiptar.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës në zonën e Trevisos, Itali, ndërsa mes të arrestuarve është dhe një ish-futbollist.

Policia italiane, sqaron se për të arritur në gjurmët kreut të kësaj organizate, i’u është dashur të hetonin fillimisht katër bashkëkombas të tij dhe një figurë të njohur nga sporti i serie B dhe C, ish-futbollistin Giuliano Camporese dhe ish-trajner në Castelfranco. Ky i fundit ishte hetuar më herët edhe si shpërndarës droge mes zonave të Coneglianos dhe Vittorio Veneto.

Të fundit