Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet grupi i shpërndarjes të drogës në Tiranë, motër e vëlla në pranga

Shkatërrohet grupi i shpërndarjes të drogës në

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona të cilët shpërndanin drogë në kryeqytet, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” .

Të arrestuarit janë:

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.

– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

“Dyshohet se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë. 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një automjet, një motor, 6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri”, – thuhet në njoftimin e policisë

 

Të fundit