Flash News

KRYESORE

Shkatërrohet një ndër laboratorët me të mëdhenj të drogës në Spanjë, mes 11 të arrestuarve dhe shqiptarë

Shkatërrohet një ndër laboratorët me të mëdhenj

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një prej laboratorëve më të mëdhenj të drogës në Europë, ku janë sekuestruar 3 ton kokainë. Sipas mediave spanjolle, pjesë e grupit kriminal ishin persona të shtetësisë spanjolle, kolumbiane dhe shqiptare.

Në pranga kanë rënë 11 persona në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën.

Po ashtu janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve të cilat ishin fshehur në 12 kontenierë të ndryshëm si dhe katër makina, një furgon, një motor, një revolver 6mm me një kuti me 47 fishekë, pajisje kompjuterike, telefona dhe para kesh.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për aktivitetin e trafikantëve.

Të fundit