Flash News

KRYESORE

“Do shkatërrojmë Korenë e Veriut”, vjen përgjigja për Trump: Qeni që leh bën zhurmë

“Do shkatërrojmë Korenë e Veriut”, vjen

Pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump se do të shkatërrojë Korenë e Veriut nëse cënohen aleatët e tij, ka reaguar shteti diktatorial.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, e cilësoi fjalimin e presidentit amerikan, si “zhurmë të një qeni që leh”.

Komentet e Ri Yong-hosë janë reagimi i parë zyrtar i Phenjanit ndaj fjalimit të presidentit Trump, raporton Rel. “Nëse Trump ka menduar të na befasojë me zhurmën e një ‘qeni që leh’, ai ka ëndërruar”, tha Ri Yong për gazetarët pranë selisë së OKBsë në Nju Jork.

Koreja e Veriut akoma vijon programin e saj bërthamor, në kundërshtim me ndalimin që i ka vënë OKB-ja.

Të fundit