Flash News

KRYESORE

I shkatërrojnë projektin në Tiranë, Albana Osmani: Kam shpenzuar rrogën e Top Channel për to; e dhimbshme sepse u dedikohen fëmijëve të sëmurë

I shkatërrojnë projektin në Tiranë, Albana Osmani: Kam

Moderatorja Albana Osmani ka reaguar pas një incidenti të ndodhur në Tiranë, ku skicat e projektit të saj vullnetar ‘Luledielli’ janë shkatërruar nga persona ende të paidentifikuar. Kjo situatë ka acaruar moderatoren, e cila tregon se si i është dashur të shpenzojë paratë e rrogës që merr në Top Channel dhe përpjekjet për të gjetur sponsora, për këtë projekt që i dedikohet fëmijëve që kurohen në spital.

Reagimi:

Askush nuk e di qe mua mu desh te ndaj rrogen qe me jep top channel në tre pjese qe te mos le pa leke ‘kafe-je ‘ vullnetaret e Luledielli. Askush nuk e di qe ne mblodhem parate tona dhe paguam copat e bluzave te Fushates se pare .. qe nuk ishin pak se ne e nisem nga zero dhe skemi as sipermarrje apo biznese. Askush nuk e di qe ende jam duke kerkuar per nje sponsor tu mbuloje keto shpenzime vetem e vetem qe tju kthej vullnetareve parate . Ju e dini qe cdo cent shkoi në destinacion. Dhe jeni deshmitaret qe u vu në vend gjitha . Ne donim qe parate qe blere bluzat te shkonin ne destinacion 100% Dhe ketu skishte diskutim. Askush nuk e di qe 3 grupe piktoresh ,vincat nje pjese te bojrav/sprite per realizimin e Luledielli perseri I paguam po vete . Dhe në kte pike ende po kerkojme mbeshtetje . SEPSE JEMI 100% BAMIRESI ! Dhe kte kohe po e gjykojme si me e veshtira , me shpresen dhe besimin qe do I mbuloje keto shpenzime , por ama integritetin do ta ruajme me jeten tone po njesoj !!!! Askush nuk e di ne sa Zyra shteti na u desh te trokisnim qe te mernim leje per cfare na duhej . Nderkohe organziatat Boterore e klasifikuan Luledielli si Shining star idea dhe në 2018 pretendojme te shkojme global me Sunfloëer/Luledielli . Nderkohe nuk kemi as nje zyre .. nuk kemi asnje mareveshje me asnje organizate , sepse në krijojme produkte dhe ide dhe I shesim ato per bamiresi ! Kjo ide vjen nga SHQIPERIA E VOGEL DHE E VARFER ... POR E BUKUR DHE E BEKUAR. Sot u demtuan perseri lule te tjera dhe pse ne i ribeme ! Tashme edhe kto me ndricim. Sigurisht sot jane denoncuar në instancat me te larta, e sigurisht aty ka dhe kamera sigurie e sigurisht do investigohet . Por me thoni o njerez ... kur ndjen se ke bere cdo gje .. dhe zgjohesh në nje dite si kjo kur shikon se kto lule te cilat do siguronin nje fond per te ndryshuar nje Spital Femijesh , me thoni o njerez cfare emri ti ve kesaj situate . Nuk ndjej te bej as “partizanen e rastit “ se kjo eshte e dhimbshme ! Nuk jane thjesht ca lule qe si duroi dot nje “kusar “ nje “ jo-shqiptar” nje “ me probleme “ nje “xheloz “ nje I “semure” nuk jane thjesht ca Lule o njerez .... JANE DEDIKUAR FEMIJEVE TE SHTRUAR DHE QE KUROHEN NE SPITAL.

Të fundit