Flash News

KRYESORE

“Shkatërruat një histori, shuat një qiri”/ Ish-deputeti publikon këngën e muzikantëve zviceranë për teatrin: Po artistët tanë ku janë?

“Shkatërruat një histori, shuat një qiri”/

Së fundmi, po qarkullon një këngë protestë e muzikantëve zviceranë Marco e Daria Zappa, të njohur në botë e në Shqipëri, për shembjen e teatrit.

“Çfarë nuk bëri tërmeti, shteti e bëri atë! Shkatërruat një histori, shuat një qiri”, janë frazat e tekstit të këngës që dënon shembjen e TK.

Ish deputeti i PD, Genc Pollo pasi shpërndan këngën në rrjetet sociale, apelon artistët shqiptarë: “Po tanë ku janë? Po këngëtarët e muzikantët shqiptarë kur do kompozojnë një këngë të tillë edhe ata”.

“KU JANË TANËT?? DOVE SONO I NOSTRI??

Marco e Daria Zappa, muzikantë zviceranë (të gjuhës italiane) të famshëm në botë dhe prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre edhe në Shqipëri e Ballkan kompozuan një këngë protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar: "S'e bëri tërmeti, e bëri pushteti"

Po artistët tanë ku janë? Po këngëtarët e muzikantët shqiptarë kur do kompozojnë një këngë të tillë edhe ata? “, shkruan Pollo.

Të fundit