Flash News

KRYESORE

‘Shkelësit e karantinës’, gjoba 66 qytetarëve që dolën nga shtëpia jashtë orarit dhe ndëshkim me heqje patente për 76 drejtues mjetesh

‘Shkelësit e karantinës’, gjoba 66 qytetarëve që

Policia e shtetit ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për shkelësit e masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në gjithë vendin.

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë është evidentuar një shtetas që ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, i cili është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Po ashtu në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë, njëri prej të cilëve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësit të Policisë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 76 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

“Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa”, njofton policia.

Të fundit