Flash News

KRYESORE

‘Shkeli ligjin’, Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Deri të hënën të ketë dhënë dorëheqjen

‘Shkeli ligjin’, Meta paralajmëron ministren Gjonaj: Deri

Në një konferencë për mediat, presidenti Ilir Meta tha se dje shqiptarët dhe partnerët u njohën me fakte se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ndikuar në KED dhe ka shkelur Kushtetutën. Sipas Metës të gjitha provat do të shkojnë në SPAK. Duke paralajmëruar ministren Gjonaj, Meta tha se i le afat deri ditën e hënë për tu dorëhequr.

“Në këtë tentativë për grusht shteti, bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejt Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep presidentit.

Gjonaj ka shkelur ligjin për organizimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare. Gjonaj urdhëroi botimin në Fletoren Zyrare të akteve të KED-së, por nuk ka të drejtë të dërgojë për botim këto akte. Sipas kushtetutës, vendimet e KED-së nuk botohen në fletoren zyrtare por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Asnjë diplomat nuk e ka ditur që në Ministrinë e drejtësisë, një grup kriminal ka kryer këto veprime. Ajo, bashkë me zyrtarë të lartë ka kryer disa vepra penale Do të dorëzojmë kallëzim penal në SPAK ndaj Gjonaj dhe disa zyrtarëve. Pres deri të hënën dorëheqjen e ministres Gjonaj”, tha ndër të tjera Meta.

Të fundit