Flash News

KRYESORE

Shkeli urdhrin e vetëkarantinimit, gjobitet me 700 mijë lekë i riu nga Dibra

Shkeli urdhrin e vetëkarantinimit, gjobitet me 700 mijë lekë i

Një i ri nga Dibra është gjobitur me 700 mijë lekë për shkak se shkeli rregullin për vetëkarantinimin, pak ditë pasi ishte kthyer nga Italia.

Sipas policisë, E. S., 29 vjeç, banues në Dibër më datë 03.03.2020 është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar.

Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky ai ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij, e për pasojë u ndëshkua  me masën administrative në vlerën 700.000 lekë.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë.

Të fundit