Flash News

KRYESORE

Shkelje masive e sigurisë në Facebook, sulmohen 50 milionë llogari përdoruesish

Shkelje masive e sigurisë në Facebook, sulmohen 50 milionë

Facebook ka zbuluar një shkelje masive të sigurisë që ka prekur 50 milionë llogari përdoruesish.

Gjigandi i medias sociale tha se sulmuesit kanë shfrytëzuar funksionin e "View As" të Facebook-ut, opsion që iu lejon njerëzve të shohin se si duken profilet e tyre tek përdoruesit e tjerë.

Mark Zuckerberg shkroi një post në faqen e tij personale të Facebook në lidhje me incidentin, duke thënë se çështja ishte "arnuar natën e fundit", por se firma është duke punuar për zbatimin e ligjit.

Në hetim është përfshirë edhe FBI, e cila do të hetojë origjinën e sulmit.

Të fundit