Flash News

KRYESORE

Shkelje në pasuri/ Mbyllen pas gjashtë muajsh hetimet për gjyqtarin Edmond Islamajn

Shkelje në pasuri/ Mbyllen pas gjashtë muajsh hetimet për

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbyllur pas 6 muajsh hetimet për Edmond Islamajn, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Në seancën e 17 Prillit trupa gjykuese u njoh me provat e Komisionerit Publik dhe provat e subjektit të rivlerësimit.

Gjyqtari Islamaj kërkoi  shtyrjen e seancës, pasi kërkoi kohë për të kundërshtuar dhe argumentuar provat që ka sjellë komisioneri publik. Por trupa gjykuese e rrëzoi kërkesën, duke kërkuar që  argumentet t’i paraqiste sot.

Kujtojmë që Edmond Islamaj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në Qershor të 2018, ndërsa u ankimua nga Komisioni Publik pak muaj më pas për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Të fundit