Flash News

KRYESORE

Shkelje në tenderin për dezinfektimin, shkarkohet zyrtari i lartë i ISHP-së

Shkelje në tenderin për dezinfektimin, shkarkohet zyrtari i lartë

Njësia e task forcës antikorrupsion ka shkarkuar nga detyra disa zyrtarë të Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë, përfshirë nëndrejtorin, për shkaktë shkeljeve në tenderin për dezinfektimin në zonat bregdetare dhe urbane.

Kryetarja e kësaj task force, Etila Gjonaj, njëkohësisht edhe ministre e Drejtësisë, ka bërë të ditur vendimin për zyrtarët e ISHP-së në Tiranë.

“Strukturtat antikorrupsion kane verifikuar në ISHP Tiranë zbatimin e ligjshmërisë së procedurave të ndjekura gjatë procesit të prokurorimit të një shërbimi shumë të rëndësishëm siç është dezinfektimi në zonat bregdetare dhe urbane për zonat Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. U konstatuan disa shkelje të ligjit për prokurimin publik veçanërisht në kuadër të procesit për vlerësimin e ofertave sikundër dhe në fazën e shqyrtimit të ankesave.

Nuk janë përdorur të njëjtat kritere për vlerësimin e ofertuesve. Janë rekomanduar 8 masa disiplinore. Largim nga puna për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, konkretisht nëndrejtorin e ISHP, përgjegjësin e sektorit të sëmundjeve infektive, për mjekun në sektorin e sëmundjeve infektive.

Po kështu janë rekomanduar masat vërejtje me paralajmërim për largim nga puna për anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankesave për procesin e vlerësimit të operatorëve ekonomikë, konkretisht përgjegjësin e departamentit të informimit shëndetësor tekonologjisë dhe komunikacionit, dy specialistë si dhe vërejtje për përgjegjësin e laboratorit dhe specialistin entomolog.”

Të fundit