Flash News

KRYESORE

Shkëlqeu në ‘Serie B’, Fiorentina kërkon mbrojtësin shqiptar si zëvendësues të Astorit

Shkëlqeu në ‘Serie B’, Fiorentina kërkon

Futbollisti shqiptar, Frederik Veseli, ka dhënë rezultate mjaft të kënaqshme në ekipin e Empolit, i cili është drejt rikthimit në ‘Serie A’.

Performanca e futbollistit shqiptar ka ngjallur interes tek ekipet e tjera të kampionatit italian, njëri prej të cilëve është edhe Fiorentina.

Sipas mediave italiane, ekipi i qytetit të Firenzes, e sheh mbrojtësin shqiptar si zëvendësues të Davide Astorit, i cili u nda nga jeta pak muaj më parë për shkak të një sulmi në zemër.

Mbrojtësi 25-vjeçar është kërkuar gjithashtu edhe nga ekipe si, Sassuolo, Bologna, Genoa dhe Cagliari.

Kujtojmë se Veseli u transferua tek Empoli si një futbollist i lirë por vlera e kartonit të tij aktualisht varion rreth shifrës tre milionë euro.

Të fundit