Flash News

KRYESORE

Shkëlqim Miri lihet në burg, Gjykata e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën

Shkëlqim Miri lihet në burg, Gjykata e Krimeve të Rënda

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën për lirimin e Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.

Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Mirit, ndonëse vuan nga tumori, nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës. Kujtojmë që Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri u ndalua për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij u sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mijë euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.

Të fundit