Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Themelimi i partisë së re Bindja Demokratike i ngjante lëshimit të një siluri nga një nëndetëse që kish 'fjetur' thellësive për dy vjet. Le të themi një nëndetëse jo luftarake, por që është në një mision zbulues për të mbledhur informacion dhe për të vëzhguar, duke e bërë vetëm rrallë të dukshme praninë e vet. Një mjet i një 'pale të tretë' në një luftë që mbizotërohet nga dy 'fuqi të mëdha'.
Themelimi, zyrtarizimi, regjistrimi në gjykatë dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e bëjnë tashmë 'Bindjen' nëndetësen e një pale që e ka vënë re 'tërheqjen' e një prej fuqive nga teatri i luftës konvencionale politike dhe ka vendosur, më në fund, të kthehet nga zbuluese në luftarake.
Prania e saj është tashmë e dukshme dhe e tillë do të jetë edhe në vijim, derikur vendi të takohet me një palë zgjedhje të njëmendta ku të gjitha palët janë në garë dhe të gjithë mund të provojnë, përtej retorikës politike, se sa vlejnë dhe sa mbështetje kanë.
Në këtë prani, na duhet të identifikojmë disa mungesa dhe të mundohemi t'i analizojmë.
Ku është, për shembull, Jozefina Topalli, ish-deputete, ish-kryetare parlamenti, ish-qëndrestare, një prej figurave të forta të Partisë Demokratike të Sali Berishës? Ditëve të fundit ajo gjindet në Facebook, sa duke uruar Pashkën katolike aq duke na njatjetuar me foto familjare ku nuk mungonte as qeni. Jozefina është e sertë 'ku nuk bản ma', për të qenë e bindur për Bindjen, por armiqësia e saj me Bashën nuk është dukur të jetë më e butë.
Ku është Arben Imami, një profil kontrovers, i cili pat provuar 'revolucionin' në krah të Berishës dhe 'anti-revolucionin' kundër tij, për t'u bërë ministër Shteti në qeverinë socialiste të Nanos dhe më pas bashkëautor i Kushtetutës së vitit 1998, po nën 'regjimin' e majtë? Imami, si dhjetorist ka vendin e vet në historinë e së djathtës dhe të vendit, që i takon edhe për një gjë tjetër: një meritë që nuk i është njohur, botimin e një kolane me literaturë politiko-filozofike në kohën kur ishte ministër i Berishës (sa ministra merren me libra dhe jo ekskluzivisht me tendera në Shqipëri?!).
Ku është Besnik Mustafaj, ambasador në Paris, ish-ministër i Jashtëm, shkrimtar dhe një prej kritizerëve të Bashës, që në ditën 1 të humbjes në zgjedhjet e vitit 2017? I pari që artikuloi nevojën për dorëheqje të shefit demokrat dhe që ka shpërndarë kritika dhe analiza të idhta, por me common sense për lidershipin demokrat gjatë këtyre dy viteve.
Ku janë ata, që në fillim u shfaqën të gjithë bashkë, Ridvan Bode, Genc Ruli, Majlinda Bregu e ndonjë tjetër?
Ku është, qoftë edhe Preç Zogaj, që thotë se e ka shkëshilluar djegien e mandateve dhe tani është bërë thuajse apolitik, duke lëpirë plagët e kaq shumë betejave politike, ku tjetër, nën ullirin aspak të paqtë të 'Institutit Pashko' të Henri Çilit?
Mungesat dhe shkëlqimi i tyre, brilant apo i errët qoftë, zbulon diçka për natyrën e nëndetëses që, tashmë ka dalë e plotë mbi ujë, si një reptil nga e shkuara: 'hemorragjia' e së djathtës e ndodhur pas 'katastrofës' së listave të 2017, nuk ka mbërritur deri te 'Bindja'. Dhe kjo për disa aryse, më kryesorja prej të cilave është se, të gjithë personazhet e përmendura kanë 'deliret' e tyre, të cilat me sa duket mund t'i kontrollonte vetëm Sali Berisha. Ata nuk e shohin dot veten, as nën Patozin dhe as nën Hajdarin. Edhe një parti e tipit primus inter pares, sipas parimit të kalorësve të mbledhur rreth mbretit Artur, nuk ka mundur t'i kënaqë.
Ky fakt kryen atentatin e parë kundër partisë së re, sepse zbulon atë se nuk ka frymë ngjizjeje, nuk ka bashkësi dhe as unitet. Mungesa e frymës, në një parti që pretendon se krijohet pikërisht për të mbushur atë boshllëk që lë 'pazotësia' e PD për të krijuar frymë, është domethënëse për fillimin dhe fundin e saj.
Mungesat dëshmojnë edhe një gjë tjetër, që është stërthënë por nuk ka nxënë, edhe për faktin se asnjë 'poligraf' politik nuk mund të japë provën e asaj se çfarë mendon apo pse e kryen një veprim dikush. Në këtë rast del në dritë dyshimi se kritikat ndaj lidershipit të PD kanë qenë të natyrës personale (humbja e mandatit, mospëlqimi i kryetarit të ri etj). Pa prova jemi, por i shkon analizës pandehma se, ndonjë prej të përmendurve më lart është tërhequr nga partia e re pse nuk ka dashur të dëmtojë Partinë Demokratike dhe të djathtën.
Astrit Patozit i mbeten kësisoj personazhe të dorës së dytë dhe të tretë për të ndërtuar një formacion beteje. Tani që nëndetësja ka dalë mbi ujë pandehmat nuk pinë më ujë dhe lufta nuk bëhet me 'sikur' dhe as me kritika. "Marinarët" e nëdetëses 'Bindja' duhet të na tregojnë me prova, dhe me anë të kontrastit, se pse ata janë më të mirë se Basha dhe se PD.
Sepse, që nuk janë PD, kjo tashmë është një gjë që dihet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38