Flash News

KRYESORE

Shkëlqimi në tapetin e kuq, sekreti i yjeve të Hollywoodi-t

Jo vetëm fustanet dhe grimi komentohen në tapetin e kuq të eventeve të rëndësishme të ndarjes së çmimeve por edhe shkëlqimi  që yjet e kinemasë, ekranit dhe muzikës, japin në daljet e tyre.

shumë rregullave të ndjekura për të pasur një trup perfekt dhe pasi mësojnë si të pozojnë para një aparati fotografik, yjeve botërorë u duhet që edhe trupi tu shkëlqejë. Por ja cili është sekreti i tyre: pak pluhur ndriçues në pjesët më të larta të trupit. Këtë sekret bukurie e ka zbuluar ‘E! News’ nga disa artistë ‘makeup’-i që janë shumë të njohur.

"Duhet të hidhni pak pluhur ndriçues në pjesën e klavikulës, tek shpatullat, tek kërciri i këmbës dhe në çdo pjesë tjetër të lëkurës që mund të kapet nga drita. Kjo bën që muskujt dhe kockat tuaja të duken më të zgjatuar dhe të dallohen më shumë," - shprehet Ashlee Glazer, drejtoresha e një prej kompanive më të mëdha të bukurisë. Përpara se të hidhni pluhurin ndriçues duhet ta lyeni trupin tuaj me një locion ose krem që krijon efekt ngjitës.

Kjo do të ndihmojë që ndriçimi të qëndrojë gjatë gjithë ditës në trupin tuaj. Por duhet të keni kujdes edhe ne zgjedhjen e tonit të pluhurit ndriçues, sepse ai nuk duhet të krijojë kontrast me lëkurën tuaj.

 

Të fundit