Flash News

KRYESORE

Shkëlzen Berisha ironizon kryeministrin: Edi më njeh? Jam gjyshja jote!

Shkëlzen Berisha ironizon kryeministrin: Edi më njeh? Jam gjyshja

Djali i  ish-kryeministrit Sali Berisha ka ironizuar Edi Ramën për dialogun e tij me një punonjëse administrate. Në një takim me ekselentët ditë më parë, një punonjëse e administratës u shpreh se Ramën s’e ka takuar ndonëse është në kabinetin e tij dhe se në administratë mund të punësohesh falë aftësive dhe jo njohjeve.

Bisedën e tyre, siç duket s’e ka besuar as Shkëlzen Berisha, i cili ironizon kryeministrin.

“Dialog Publiçitar-

- Edi me njeh ? Jo ? Nuk me ke pare asnjehere ? Jam gjyshja jote ! Nuk me ndihmoi asnjeri por aplikova dhe fitova vendin e gjyshes me konkurs! Qe e vogel doja te behesha gjyshja jote dhe Rilindja ma dha kete mundesi.

- Boo Gjyshe hajde mbushi mendjen kazanit qe nuk njihemi e qe nuk e kemi para pregatitur kete dialog”, shkruan Berisha.

Të fundit