Flash News

KRYESORE

Shkëmbi zë poshtë makinën në Lezhë, humbin jetën 2 vëllezër dhe një grua

Shkëmbi zë poshtë makinën në Lezhë, humbin

Për shkak të shkëputjes së një shkëmbi dhe rënies mbi mjetin kanë humbur jetën tragjikisht 2 vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre.

Ata udhëtonin me mjetin tip fuoristradë “Land Rover” me targë AA 322 CV kur një masiv shkëmbor ra mbi makinë duke e copëtuar gjysmën e tij.

Të vdekur kanë mbetur Edmond dhe Valentin Zefi (vëllezër) dhe Alda Gjergji. Policia dhe ambulance ndodhen në vendngjarje.

Të fundit