Flash News

KRYESORE

Shkëmbim me armë zjarri gjatë natës në Elbasan, plagoset i riu

Shkëmbim me armë zjarri gjatë natës në Elbasan,

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmë në qytetin e Elbasanit.

Sipas të dhënave të para, dyshohet se plagosja e 23-vjeçarit K.P ka ardhur pas një përplasje me armë zjarri mes dy automjeteve në lëvizje.

Dyshohet se në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dy makinat kanë hapur zjarr ndaj njëra-tjetrës, për arsye ende të paqarta.

Njoftimi i policisë;

Rreth orës 01:15, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Të fundit