Flash News

KRYESORE

Shkëmbim zjarri në autostradë, humbin jetën 10 persona në Meksikë

Shkëmbim zjarri në autostradë, humbin jetën 10 persona

Dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë një shkëmbimi zjarri në Meksikë nga dy grupe kriminale, ende të paidentifikuara.

Ngjarja ka ndodhur në një autostradë në qytetin e Paraiso de Tepila, ku pas një telefonate, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur dy furgonë me 10 trupa të vdekur, plumba, pistoleta dhe pushkë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë policia vendase po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Të fundit