Flash News

KRYESORE

Shkëmbim zjarri në Kosovë, vritet polici dhe hajduti gjatë një tentative për të grabitur një bankë

Shkëmbim zjarri në Kosovë, vritet polici dhe hajduti gjatë

Tentativa për grabitjen e një banke në Istog të Kosovës, ka bërë që dy persona të humbasin jetën si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe grabitësve.

Mediat në Kosovë, raportojnë se njëri nga viktimat është një polic dhe tjetri grabitësi ndërsa janë publikuar edhe inicialet e tyre I.D dhe K.M.

Raportohet se grabitësi ishte kthyer nga Gjermania para tri vitesh, ku kishte vuajtur një dënim prej 17 vitesh burg.

“Mund të  konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në Istog, ku pas një përleshje me armë zjarri, dy persona kanë vdekur, njëri nga ta është një pjesëtar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Xhevat Ibraj.

 

Të fundit