Flash News

KRYESORE

Shkëmbime territoresh/ Edi Rama padit në Gjykatën Themelore të Prishtinës Ramush Haradinajn

Shkëmbime territoresh/ Edi Rama padit në Gjykatën Themelore

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama paditi zyrtarisht Ramush Haradinajn. Padia në ngarkim të kryeministrit në detyrë të Kosovës u dorëzua të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kreu i qeverisë shqiptare e akuzon Haradinajn për shpifje dhe kërkon kompensim të dëmit.

Në padinë me mbi 30 faqe, akuzohet se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi, citohen disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ku Haradinaj foli për këtë temë, e ku ai e akuzoi Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, nisën idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, akuzohet se ka përhapur në publik akuza për fakte konkrete, të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Rama është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Para disa muajsh Rama e akuzoi kryeministrin në detyrë të Kosovës për shpifje dhe apralajmëroi se do të ngrejë padi ndaj tij.

Të fundit