Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi Bonuçi-Higuain, lindin mosmarrëveshje mes palëve

Shkëmbimi Bonuçi-Higuain, lindin mosmarrëveshje mes palëve

Prej ditësh në “Serie A” po flitet për shkëmbimin e mundshëm të dyshes Bonuçi-Higuain dhe Milan e Juve tashmë kanë nisur negociatat.

Milani ka si prioritet të shesë Bonuçin por pa shënuar humbje, në mënyrë që të arketojë 33 milionë.

Por siç duke jo çdo gjë  po shkon mirë pasi Juventus kërkon që të shesë Higuain për të paktën 55 milionë euro, shifër e cila është shumë e lart për kuqezinjtë, të cilët nuk dëshirojnë të paguajnë diferencën prej 20-25 milionë eurove.

Të ndodhur në këtë situatë, për momentin Higuain mbetet te Juventusi, ndërsa Bonuçi te Milani.

Të fundit