Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi i kufijve Kosovë-Serbi, Mustafaj: Çdo skenar është i mundshëm! Thaçi jo serioz

Shkëmbimi i kufijve Kosovë-Serbi, Mustafaj: Çdo skenar

Për çështjen e shkëmbimit të mundshëm të kufijve Kosovë-Serbi ka bërë një analiza publicisti i njohur Besnik Mustafaj. I ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, Mustafaj u shpreh se në këtë situatë çdo skenar është i mundur.

Më tej ai akuzoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po tregohet jo serioz në deklaratat që bën. Publicisti shton se tërheqja e luginës së Preshevës pas dhënë asgjë në këmbi është e pamundur dhe vështirë për ta besuar.

Pjesë nga fjala e Mustafaj në rubrikën “Opinion”:

“Termi është përdorur që nga mbarimi i luftës në Kosovë, nuk përdorët asnjëherë termi kosovar, por shqiptar e serb. Gjithë hipotezat janë të besueshme. Thaçi më duket jo serioz në këtë paraqitje. Ai e di mandatin e tij kushtetues, për zgjidhjen e këtij problemi është i pafuqishëm.

Nuk është kryesor reagimi i SHBA për këtë problem, janë institucionet e Kosovës, të cilët janë unanimë, përveç Baton Haxhiut. Qoftë qeveria, parlamenti e shoqëria civile janë kompakte në kundërshtimin për ndarjen e Kosovës. Tërheqja e luginës së Preshevës pa dhënë asgjë është naive ta besosh dhe e pamundur. Thaçi përmend vetëm atë që do merret, por jo atë që do jepet. Daçiç tha që Kosova do e marrë luginën e Preshevës do kur të bëjë shelgu rrush.

Asnjë kompetencë s’ka Washingtoni të përcaktojë në fatin e Kosovës, nuk janë ata që vendosin për lëshime territoresh.

Të fundit