Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi i kufijve Kosovë-Serbi, Rama: Kam dëgjuar brenda klubit të Selanikut të Çajupit

Shkëmbimi i kufijve Kosovë-Serbi, Rama: Kam dëgjuar brenda klubit

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Opinion” mbrëmjen e sotme është pyetur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi. Teksa ka shmangur pothuajse çdo pyetje, sa i përket çëshjes, Rama tha se nuk di asgjë konkrete.

“Nuk di asgjë. Kam dëgjuar vetëm komentet e klubit mediatik shqiptar. Përjetoj më dhimbje të jetuarit brenda klubit të Selanikut të Çajupit (referuar mediave)".

Tejet i rezervuar për këtë “moment historik me peshë të madhe që do të vendosë për shqiptarët në 30 vite”, Rama u shpreh se Presidenti Thaçi ka folur me të, por jo me detaje. Ndërsa shtoi më tej se gëzon respekt për presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të fundit