Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi tërheq vëmendjen e mediave gjermane: Nuk është realiste
Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull „Badische Zeitung“ i kushton në numrin e së mërkurës (08.08) një artikull heqjes se kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë. E përtishmja zvicerane „Neue Zürcher Zeitung“ (08.08) boton artikullin: „Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë“.
„Badische Zeitung": „Mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen edhe tarifat roaming të telefonisë e madje po mendohet edhe për një union doganor. Në Serbi heqja e kontrolleve kufitare interpretohet si një përpjekje për krijimin e „Shqipërisë së madhe". Faktikisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para disa muajsh deklaroi, se do ta lehtësojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë me gazetën vjeneze „Standard" në vjeshtë 2017 ai tha, se në të ardhmen kontrollet kufitare duhet të jenë ai ato mes Austrisë dhe Gjermanisë. …Sikurse ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, nuk bëhet fjalë vetëm për qarkullimin e lirë të personave, por edhe të mallrave dhe e gjitha kjo është pjesë e plan-aksionit të hartuar me komisarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por shqetësimi për menaxhimin e kufijve nuk vjen rastësisht. Një marrëveshje e planifikuar mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kompletohet vitin e ardhshëm. Kjo do të çojë në një lloj njohjeje indirekte e Kosovës nga Serbia. Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës në veriun e banuar kryesisht nga serbë, mund të konceptohet analog me kufirin mes jugut të Kosovës dhe Shqipërisë duke qenë lehtësisht i kalueshëm. Ajo që duket si zgjidhje pragmatike, thekson në fakt përktësinë etnike por në asnjë mënyrë integritetin territorial. …Këto ndryshime dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, që më parë është shprehur madje edhe për një „president të përbashkët" zgjojnë në Serbi frikërat nga „Shqiëpria e madhe". …Së fundi edhe presidenti i Kosovës Thaçi flet për „korrekturë të kufijve" duke deklaruar, se në dialogun me Serbinë do të bëhet fjalë edhe për bashkimin me Luginën e Preshevës. …Kjo u interpretua si ndarje e Kosovës, apo shkëmbim territoresh. Ideja e ndarjes mbështetet kryesisht nga ministri i Jashtëm serb pro-rus Ivica Daçiq. Megjithatë ai më së shumti do që veriu i banuar me shumcië serbe t'i takojë Serbisë, por kurrësesi ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Preshevës. ..Një ndarje e Kosovës nuk është realiste. Ndër diplomatët e BE-së, që e njohin rajonin, prej muajsh ndiqet me shqetësim fakti, që e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federicca Mogherini nuk ka vendosur „vija të kuqe" për dialogun. Kjo hap spekulime dhe është e rrezikshme për integritetin shtetëror të Bosnje-Hercegovinës. …Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE-së – si dhe shtete të tjera të BE-së – janë kategorikisht kundër një ndarjeje të Kosovës. Kjo është e pamundur në aspektin e realpolitikës. Po ashtu një gjë e tillë është në kontradiktë edhe me kushtetutën e Kosovës dhe me përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos i organizuar shtetet e Ballkanit sipas kritereve etnike", shkruan gazeta „Badische Zeitung."
„Neue Zürcher Zeitung": Kur politikanët në Ballkan flasin për ndryshim kufijsh, kjo e ndez menjëherë atmosferën,aq më tepër kur bëhet fjalër për Kosovën dhe Serbinë, shkruan autori. …Thyerja e tabusë prej Thaçit – është ky i pari politikan i nivelit të lartë, i cili që pas pavarësisë më 2008 flet për ndryshim kufijsh – e kjo vjen në një fazë të tensionuar mes Kosovës e Serbisë. Të dy vendet e armiqësuara duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse duan të hyjnë në BE. Për këtë ato kanë nënshkruar para pesë vjetësh Marrëveshjen e Normalizimit, që i garanton të drejta autonomie minoritetit serb në Kosovën e veriut. Megjithatë bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar për përcaktimin dhe zbatimin e saktë të saj kanë mbetur në vend numëro. …Deri në fundjavën e kaluar negociatorët nga të dyja palët u desh të paraqesin propozimet e tyre, gjë që edhe e bënë në minutën e fundit. Por mbi përmbajtjen e tyre nuk dihet asgjë praktikisht; propozimet u dërguan me diskrskrecion të madh në Bruksel. Kjo i ushqen edhe më shumë spekulimet, kështu mediet dhe vëzhguesit prej javësh spekulojnë nëse Thaçi dhe burri i fuqishëm i Serbisë Vuçiq negociojnë mes tyre për shkëmbim territoresh, për ta zgjidhur kësisoj nyjen gordiane mbi statusin e serbëve në veriun e Kosovës me shumicë serbe përreth Mitrovicës, e si rrjedhojë në këmbim Kosovës t'i bashkohen pjesë nga jugu i Serbisë me shumicë shqiptare pëprreth Preshevës. …
Por është mjaft e diskutueshme nëse një Pazar i tillë politik ka bazë – pikërisht në klimën e polarizuar në Kosovë. Deklarimet e Thaçit kanë shkaktuar reagime të fuqishme, tek të gjitha partitë duke përfshirë edhe partinë e tij, që përjashtojnë çdo konçesion territorial. … Edhe në Serbi shkëmbimi i territoreve mund të jetë mjaft kontravers dhe madje mund të bëhet i rrezikshëm për presidentin popullor, e të padiskutueshëm politikisht Vuçiq. … Europianët dhe amerikanët deri tani refuzojnë kategorikisht ndryshimet e kufijve. Ato nuk duan që në Ballkanin e përzier etnikisht pas Kosovës të krijojnë një rast tjetër precedent dhe druajnë, se shkëmbimet e territoreve mund të hapin kutinë e Pandorës. Megjithatë po shtohen zërat, që janë të hapur ndaj të tilla mendimeve. Disa ekspertë argumentojnë, se një ujdi bilaterale e mbështetur në nivel komunash mbi përkatësinë mundet të kontribuojë madje në konsolidimin e shtetit. Ish-i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën,
Wolfgang Petritsch, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin, për aq kohë sa kjo mbetet e kufizuar. Synohet të çohet përpara procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan – pikërisht në sfondin e sfidave gjeopolitike nga Rusia dhe Kina në këtë rajon. Por sidoqoftë kjo nuk e zgjidh dilemën, që bisedimet nuk janë sa duhet transparente dhe zhvillohen larg syve të opinionit duke nxitur kështu mosbesimin tek popullsia", shkruan gazeta „Neue Zürcher Zeitung".
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38