Flash News

KRYESORE

Shkëmbimi Messi-Lautaro, drejtori sportiv i Interit i jep fund dyshimeve

Shkëmbimi Messi-Lautaro, drejtori sportiv i Interit i jep fund dyshimeve

Pas fjalëve të shumta dhe spekulimeve në media rreth një shkëmbimi mes Messit dhe Lautaros, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qartësuar situatën.

Në një sqarim për mediat sportive, Ausilio është shprehur se të gjitha fjalët rreth dy lojtarëve janë thjesht thashetheme.

Ausulio sqaron se Inter nuk ka për ta blerë argjentinasin Messi, duke i vendosur kapak edhe fjalëve për një ardhje të mundshme të tij në Milano.

Ndërkohë, sa i përket Lautaros, ai shprehet se lojtari i Interit nuk është në shitje dhe se nuk ka pasur asnjë komunikim me Barcelonën për të.

Më tej Ausilio ka pohuar se nëse kiliani i Barcelonës lirohet në kushte të rregullta, atëhereë zikaltërit do të jenë të interesuar dhe mund ta konsiderojnë si një afrim.

Të fundit