Flash News

KRYESORE

Shkencëtarët australianë zbulojnë testin e gjakut që kap fazat fillestare të kancerit të lëkurës

Shkencëtarët australianë zbulojnë testin e gjakut që

Hulumtuesit australianë kanë zbuluar një test të gjakut për fazat fillestare të kancerit të lëkurës, duke e cilësuar si pikë që mund të shpëtojë jetën e shumë personave.

Shkencëtarët nga Universiteti Edith Cowan, janë shprehur se testi i ri mund t’i ndihmojë doktorët të zbulojnë kancerin e lëkurës para se të shpërndahet në trupin e njeriut.

“Pacientët që zbulojnë fazat e para të sëmundjes kanë një normë të mbijetesës pesëvjeçare deri në 99 %”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Pauline Zaenker.

Ajo ka shtuar se normat e mbijetesës ulen në më pak se 50 % nëse kanceri shpërndahet në trup.

“Kjo është ajo çfarë e bën këtë test të gjakut kaq të mrekullueshëm sepse mund të vërejë turmoret në fazat e para kur ende janë të trajtueshme”, vijon ajo.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 105 pacientë me kancer të lëkurës dhe 104 persona të shëndetshëm.

Testet kanë rezultuar me zbulim të tumoreve në fazat e para në 79 % të rasteve dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një në tre rastet e prekura me kancer diagnostikohet me kancer në lëkurë.

Ndërkohë, Australia ka numrin më të madh të personave të prekur me këtë lloj sëmundje.

Të fundit