Flash News

KRYESORE

Shkencëtarët hedhin hapin e parë drejt testit biologjik për fëmijët me autizëm

Shkencëtarët hedhin hapin e parë drejt testit biologjik për

Sipas shkencatrëve në një të ardhme jo shumë të largët, autizmi tek fëmijët do të mund të diagnostikohe vetëm me një test gjaku dhe urine. Dhe janë hedhur hapat e parë drejt gjetjes së një testi biologjik që mund të shërbejë për diagnostikimin e hershëm të çrregullimit të spektrit të autizmit.

Gjatë një studimi, të publikuar tek revista Molecular Autism, shkenctarë testuan fëmijët me dhe pa këtë gjendje dhe zbuluan nivele të larta të proteinave të dëmtuara tek fëmijët me këtë çrregullim. Sipas shkenctarëve, këto teste mund të çojnë në zbulimin në kohë të kësaj sëmundJeje ku aktualisht është gati e pamundur që autizmi të diagnostikohet tek fëmijët para moshës 2-vjeç, ndoshta edhe më vonë. Megjithatë ata theksojnë se duhet kohë që ky test të bëhet realitet.

Gjatë studimit të ri, shkencëtarët hulumtuan për ndryshimet mes substancave kimike në gjak dhe urinë të 38 fëmijëve autikë dhe 31 fëmijëve pa këtë gjendje, të gjithë të moshës 5-12 vjeç. Tek fëmijët me autizëm zbuluan nivele më të larta të proteinave të dëmtuara – kryesisht në plazmën  e gjakut.

Drejtuesja e këtij studimit, dr. Naila Rabbani, nga Universiteti Warwick, Britani, tha për BBC se testet mund të përdoren nga mjekët për të diagnostikuar autizmin në fazat e para të fëmijërisë duke dalluar këta tregues.

Burimi: BBC

Të fundit