Flash News

KRYESORE

Shkencëtarët zhvillojnë sistemin automatik, robotët tani mund të rrisin organe njerëzore

Shkencëtarët zhvillojnë sistemin automatik, robotët tani

Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor të Uashingtonit kanë zhvilluar një sistem automatik që përdor robotët për të prodhuar mini-organe njerëzore nga qelizat staminale.

Sipas “Science Daily”, aftësia për të prodhuar në masë “organoidët” ka premisa të zgjerojë përdorimin e mini-organeve në kërkime bazë dhe zbulim ilaçesh.

“Kjo është arma jonë sekrete në luftën kundër sëmundjeve”, thotë Benjamin Freedman, shkencëtar në këtë universitet.

Më herët, shkencëtarët do të rrisnin qeliza për kërkime biomjekësore, duke i kultivuar ato në fletë të sheshta, por ishin shumë të thjeshta për të imituar rrugën e vërtetë të qelizave.

Ky zhvillim i ri jep mundësinë e prodhimit të organoideve me një ritëm të shpejtë dhe është hera e parë që shkencëtarët janë të aftë të prodhojnë në masë këto mini-organe nga qelizat staminale.

Të fundit