Flash News

KRYESORE

Shkëndija elektrike djeg dy automjete në Lungomare, policia në vendngjarje

Shkëndija elektrike djeg dy automjete në Lungomare, policia në

Dita në Vlorë nis me ngjarje aspak normale. Dy automjete mësohet se janë djegur mëngjesin e sotëm rreth orës 03:35 në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në LungomareVlorë. Paraprakisht dyshohet se një shkëndijë elektrike është bërë shkak për djegien e “Mercedez Benz”-it në pronësi të shtetasit F.D., dhe mjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E.R.

Informacion paraprak: “Më datë 07.09.2017, rreth orës 03:35, në Sallën OperativeVlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në Lungomare janë djegur dy automjete.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar pjesërisht të djegur në pjesën e përparme, dy automjete të parkuara, një tip “ Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F.D., dhe mjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E.R.

Nga djegia e automjeteve nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mjetin Benz të sapo parkuar në të cilin ka qenë prezent edhe drejuesi i tij dhe për pasojë ka marrë flakë edhe mjeti tjetër i parkuar.”

 

 

Të fundit