Flash News

KRYESORE

Shkodër/ 18 151 nxënës ulen në bankat e shkollës, Ademi: Kjo është sfidë,do përpiqemi të krijojmë kushte të përshtatshme

Shkodër/ 18 151 nxënës ulen në bankat e shkollës,

Viti i ri shkollor ka filluar sot edhe në Bashkinë e Shkodrës, me 18151 nxënës të cilët janë ulur në bankat e dijes, për të nisur një vit shkollor jo të zakonshëm.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi mëngjesin e sotëm ka qenë e pranishme në gjimnazin “Jordan Misja”. Shkolla i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, që do të pasohet edhe me një fazë të dytë në vijim.

Ademi e cilësoi ditën e sotme si një ngjarje të bukur për të gjithë nxënësit që i drejtohen bankave për herë të parë.

"Me mendje me zemër dhe me punë ne ndodhemi në te gjitha institucionet arsimore që hapen sot. Në këtë fillim shtatori është ngjarje, është ngjarje ndoshta më shumë se kurrë pas një ndalimi që ne kemi pasur për shkak të pandemisë, është një ngjarje e bukur për të gjithë nxënësit që i drejtohen bankave, kështu ka qenë për ne kur rriteshim, kështu është edhe sot për shumë fëmijë që për herë të parë do t'i drejtohen bankave të shkollës gjithashtu. Dua t'iu uroj të gjithëve suksese dhe mbarësi. Ky vit nuk do të jetë i lehtë, ne do të përpiqemi që me angazhim mbështetjen e stafeve mësimore që të krijojmë kushte të përshtatshme dhe reduktimin e riskut, kjo është sfidë." tha kryebashkiakja.

Voltana Ademi uroi vitin e ri shkollor, duke bërë thirrje për respektim të masave antiCovid, duke shtuar se Bashkia e Shkodrës do të jetë në mbështetje të vazhdueshme për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/326398465264302/

Të fundit