Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Eksploziv në banesën e shefit të stacionit të policisë të Thethit

Shkodër/ Eksploziv në banesën e shefit të stacionit të

Një sasi tritoli shpërtheu në banesën e shefit të stacionit të policisë së Thethit në mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 të mbrëmjes. Nga shpërthimi i orës 22:50, nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Prelë Milani,  sapo kishte dalë nga shtëpia për të marrë shërbimin në punë. Në banesë ishin gruaja dhe vajza e tij.

Banesa është private dhe ndodhet në zonën e Zooteknikës. Tritoli shpërtheu afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja. Në fillim Milani nuk e kuptoi që lënda eksplozive shpërtheu në banesën e tij, por u lajmërua nga familjarët.

Ekspertët e policisë shkuan në vendngjarje dhe nisën hetimet.  Dyshimet janë të mëdha se tritoli është vendosur për shkak të punës së Milanit, i cili ka qenë pjesë e operacioneve të uniformave blu për të asgjësuar lëndët narkotike të kultivuara në zonë .

Të fundit