Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Kryetarja e këshillit bashkiak: Drejtorët meshkuj të dorëhiqen, prioritet femrat

Shkodër/ Kryetarja e këshillit bashkiak: Drejtorët meshkuj

Kryetarja e këshillit bashkiak të Shkodrës, Briselda Kadia, deklaroi se të gjithë drejtorëve meshkuj në qytet, iu komunikua se duhet që të japin dorëheqjen. Kërkesa iu bë gjatë mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të qarkut.

Kadia shtoi se përzgjedhja e tyre drejtorëve të rinj do të bëhet përmes një komisioni qytetar, ku prioritet do të kenë gratë.

"Ndjej të domosdoshme të bëj një komunikatë. Të gjithë drejtorët e bashkisë Shkodër iu komunikua se duhet të japin dorëheqjen.

Vendet do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Do ngrihet një komision qytetar për të përcaktuar zëvendësuesit. Prioritet do kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre institucioneve", u shpreh Kadia.

Të fundit