Flash News

KRYESORE

Shkodër, makiva bie në ujërat e Drinit, dyshohet për dy persona të bllokuar

Një automjet është aksidentuar orët e para të mëngjesit të sotëm në qytein e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin. Dyshohet se në mjetin e rrëzuar ka 2 persona, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

BalkanWeb ka siguruar disa foto nga vendngjarja, edhe pse makina, e tipi Ford Focus ngjyrë blu nuk duket me sy të lirë.

Ka nisur puna për nxjerrjen e saj, ndërkohë që priten dhe polumbarët nga Tirana.

 

Të fundit