Flash News

KRYESORE

Shkodër/ Në pranga 21 vjeçari, kërkohej për trafikimin e 97 kg marijuane në Malin e Zi (video)

Shkodër/ Në pranga 21 vjeçari, kërkohej për

Policia e Shkodrës arrestoi një 21 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Pas informacioneve të marra, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndaluan shtetasin E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.

Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.98 datë 08.05.2018, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi 21 vjeçari dyshohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.

Sipas hetuesve, ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Të fundit