Flash News

KRYESORE

“Shkodra në muajin e fundit u furnizua me vetëm 12 tamponë, efektivi që humbi jetën nga covid-19 ishte viktimë e keqmenqaxhimit”

“Shkodra në muajin e fundit u furnizua me vetëm 12 tamponë,

Ish-deputetja e PD, Izmira Ulqinaku denoncon se muajin e fundit Shkodra është furnizuar me vetëm 12 tamponë gjithsej.

Madje, sipas Ulqinakut, efektivi i policisë rrugore që humbi jetën së fundmi, ishte viktimë e keqmenaxhimit të situatës së Covid 19.

“Shkodra e harruar nga Rilindja, deri aty sa në muajin e fundit është furnizuar me vetëm 12 tamponë gjithsej.

Sot ishte viktima e radhës nga keqmenaxhimi i situatës së Covid 19. I ndjeri ishte punonjës i Policisë së Shtetit, për të cilët Edi Rama nuk mban përgjegjësi, ai u vra nga sistemi i korruptuar dhe hajdutëria e Ministrisë së Shëndetësisë.

"Nuk ka tamponë!" -thuhet kudo në urgjenca e spitale.

Kolegët e të ndjerit as që bëhet fjalë të testohen sepse mungojnë kitet, pasi lekët e shqiptarëve kanë shkuar në xhepat e Edi Ramës dhe miqve të tij. Nuk janë alokuar fonde për shëndetësinë në këtë periudhë pandemie.

Mjekët janë të alarmuar nga mungesa e theksuar e kiteve të testimit dhe e mjeteve mbrojtëse në spitale. Instutucionet e Shtetit po bëhen shkak i përhapjes së virusit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Ndërkohë Edi Rama me vartësit kryesorë të tij po bëjnë pushime luksoze pa u shqetësuar çfarë po ndodh me punonjësit e shtetit dhe me qytetarët.

Gjatë viteve të qeverisjes së Ramës, jemi ndeshur me varfëri e eksod, por shtimi i numrit të viktimave nga keqmenaxhimi i pandemisë është e tepërt dhe e patolerueshme!

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme!”, shkruan ish deputetja.

https://politiko.al/mbi-20-police-te-semure-por-ska-tampone-ish-deputeti-publikon-mesazhin-qytetaret-ne-meshire-te-fatit/

Të fundit