Flash News

KRYESORE

Shkodra në ngërç pasi bllokohen fondet për bashkinë, Ademi ankohet tek ambasadorët e SHBA-BE

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, përmes Degës së Thesarit në Shkodër nuk ka transferuar fondet për Bashkinë e qytetit. Një veprim i tillë është denoncuar nga kryebashkiakja në ikje, Voltana Ademi e cila e ka quajtur këtë veprim politik dhe ka lajmëruar ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, si edhe Ministren e Financave, Anila Denaj për pengimin e funksionimit të bashkisë që ajo drejton.

Dega e Thesarit Shkodër argumenton se nuk ka kryer transferimin e parave sepse “sipas ligjit, kryetares së Bashkisë Shkodër i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 dhe në vazhdim do të jetë këshilli bashkiak që do ta zgjidhë këtë çështje”.

Por Ademi argumenton se “ky veprim është i pakuptimtë dhe në shkelje të ligjit, e në kundërshtim me kartën e Autonomisë Vendore. Ademi kujtoi se referuar nenit 60, pika 4 të “Për vetqeverisjes vendore”, “ushtrimi i mandatit të kryebashkiakut fillon kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin, kryebashkiaku pasardhës”.

Të fundit