Flash News

KRYESORE

Shkodra nën ujë, Vasili sulmon Ramën: As nuk flet, as nuk e shikon nga afër, turp!

Shkodra nën ujë, Vasili sulmon Ramën: As nuk flet, as nuk e

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, njëherësh deputet i LSI, Petrit Vasili vijon kritikat kundrejt kryeministrit Edi Rama. Këtë herë, ai e sulmon nisur nga situata e krijuar në Shkodër, një zonë e përmbytur prej ditësh si pasojë e motit të keq.

Sipas Vasilit, Rama e ka lënë pas dore këtë qytet, nuk e viziton, madje as nuk flet për gjendjen e saj të lëmë në mëshirë të fatit

“Kryeministri që nuk ka shkelur akoma në Shkodrën e përmbytur. Turp. Shkodra po përjeton një moment shumë të vështirë dhe mijëra hektarë tokë janë përmbytur dhe mijëra familje janë të rrezikuara.

Kryeministri as qe ka shkelur dhe as flet asnjë fjalë për ketë situatë kritike. Ky Kryeministër që vite më parë në përmbytjet e 2010 -11 mbante pa u lodhur fjalime pa fund sot ka qepur gojën e ka lidhur këmbët dhe as flet për Shkodrën e as shkon në Shkodër.

Pret kryeministri që natyra të qetësohet ujërat të fillojnë të bien vetë dhe ky pastaj të dalë e të recitojë të njëjtën idiotësi "që ne menaxhuam krizën si asnjë herë në këto 25 vjet".

Fakti është që Shkodrën e ka lënë në mëshirë të fatit. Personat qesharakë të qeverisë ku njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit nuk janë menaxhuesit e përmbytjes por komedia e zezë e qeverisjes me Shkodrën. Shqiptarët janë pa drejtim”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

 

Të fundit