Flash News

KRYESORE

Shkodra vatër infeksioni, Këshilli i Ministrave shkarkon Prefektin Millja: Vërejtjet nuk i’u adresuan vetëm bashkisë

Shkodra vatër infeksioni, Këshilli i Ministrave shkarkon Prefektin

Shkarkohet nga detyra Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja.

Vendimin e Këshillit të Ministrave e komunikoi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se shkak për lirimin e tij nga detyra është bërë hezitimi i vërjetur nga ana e prefektit për të marrë përgjegjësitë e domosdoshëm për menaxhimin e situatës së pandemisë.

“Ky vendim është marrë në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga qeveria për Shkodrën dhe për masat e pandemisë covid-19.

Vërejtjet nuk i janë adresuar vetëm bashkisë. Për mënyrën se si kanë funksionuar gjërat atje kanë ndikim edhe drejtues të degëve territoriale në qark, përfshirë dhe vetë prefektin e qarkut. Gjatë kësja periudhë është vërjetur një inerci burokratike e papranueshme, hezitim për të marrë përgjegjësi aq të domosdoshëm në këtë situatë.

Hezitimi sjell pasoja të paprashikueshme dhe mungesa e vendimarrjes për menaxhimin e situatës është arsyeja kryesore për lirimin nga detyra”, tha Lleshaj.

Në vend të prefektit të shkarkuar, Lleshaj tha se është ngarkuar me detyrën e koordinimit dhe drejtimit të përpjekjeve të degëve territoriale në këtë qark zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

“Për të menaxhuar situatën në Shkodër qeveria ka vendosur të ngarkojë me detyrën e koordinimit dhe drejtimit të përpjekjeve të degëve territoriale në këtë qark zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Do ketë detyrë edhe koordinimin dhe bashkëpunimin me krerët e bashkive në interes të daljes sa më shpejt nga gjendja e pandemisë”, tha ministri.

Kujtojmë seShkodra ka regjistruar një numër në rritje të personave të infektuar me covid-19 ditët e fundit, dhe aktualisht ka zyrtarisht 52 raste.

Të fundit